Lajme nga Bota

Vaksina e Oksfordit tërhiqet: Pas një gabimi nuk është gati për prodhim

Vaksina e Oksfordit tërhiqet: Pas një gabimi nuk është gati

Vaksina e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit është tërhequr nga prodhimi i vaksinës anti-Covid për shkak të një gabimi, ndërsa është raportuar se ka nevojë për studime të mëtejshme.

Në deklaratën që tregon gabimin, ku një grup vullnetarësh morën një dozë më të ulët dhe doli më efektive se ajo e plotë. AstraZeneca tha se në grupin e dozave të ulëta, vaksina ishte 90% e efektshme. Në grupin që mori dy doza të plota, ishte 62% efektive. Të kombinuara, prodhuesit e ilaçeve thanë se vaksina është 70% e efektshme.

Lajmi u dha nga Pascal Sorio, numri një i shoqërisë farmaceutike prodhuese AstraZeneca, që është partnere në këtë projekt dhe vjen disa ditë pas shpalljes së rezultateve të testimeve klinike nga Universiteti i Oksford që tregonin se vaksina e tyre prototipe kishte një efektshmëri mbi 90% kundër koronavirusit.