Lajme nga Bota

Vaksina mund të jetë gati në Britani për 6 muaj

Vaksina mund të jetë gati në Britani për 6 muaj

Disa vaksina kundër koronavirusi janë duke u zhvilluar në Britani dhe mund të jenë në dispozicion në gjashtë muaj, sipas deputetëve britanikë.

Profesori Andrew Pollard, nga Universiteti i Oksfordit, tha se afati kohor varej nëse shkonin mirë testimet dhe nëse zgjeroheshin vendet për prodhim.

Sidoqoftë, ai pranoi që një periudhë kohore prej 12-18 muaj është më e mundur.

Vaksina mund të jetë gati në Britani për 6 muaj

Vaksinat do të mbrojnë grupet që rrezikohen më shumë, si të sëmurët dhe të moshuarit.

"Parashikimi nga një viti deri në 18 muaj, do të ishte më e mundur që të kemi kandidatë të ndryshëm në atë kohë që do të kishim kaluar gjithë testimin. Ndoshta ndonjë kandidat është duke ecur më shpejt”, tha Pollard./ Burimi The Sun