Lajme nga Bota

Doktor Fauci paralajmëron vaksinën në fundvit por masat kanë një tjetër afat

Doktor Fauci paralajmëron vaksinën në fundvit por masat kanë

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci ka treguar se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë e disponueshme në SHBA para fundit të vitit, nëse vërtetohet që është e sigurt dhe efektive. Shkencëtari i qeverisë amerikane në intervitë për BBC thotë se megjithatë dozat e para do të jenë për grupet e riskut, sipas një përparësie të caktuar dhe se do të duheshin disa muaj të 2021-shit para se të jetë i disponueshëm për të gjithë dhe çështje kryesore është si do e sigurojnë vaksinën sa më shpejt ata që kanë më në nevojë.

Por a do hiqen masat kur të dalë vaksina? Doktor Fauci përgjigjet:

Vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për masa të shëndetit publik, këto masa mbrojnë njerëzit nga koronavirusi për një kohë të konsiderueshme.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Covax, përmes së cilës vendi furnizohet me dozat e vaksinës, kur të dalë një e suksesshme dhe e certifikuar.