Lajme nga Bota

Vaksina në SHBA pritet të shpërndahet me 12 dhjetor. Në cilin shtet dhe kush ka prioritet

Vaksina në SHBA pritet të shpërndahet me 12 dhjetor. Në

Në SHBA po fillojnë përgatitjet për adminsitrinin e vaksinave të para të imunizimit ndaj Covid-19 pasi pritet që të sigurohet në më pask se tre javë, sapo FDA të japë aprovimin për vaksinën Pfizer ose Moderna.

Mësohet se vaksinat e para do shpërndahen në Texas, shtetin e dytë më të populluar në Amerikë. Kjo për shkak se ka regjistruar më shumë të infektuar se çdo shtet tjetër me afërsht 1.2 milion dhe vendin e dytë pas New Yorkut për nga viktimat.

Situata në Texas me koronavirusin u përkeqësua pasi vendi u rihap ekonomikisht që në maj dhe sipas ekspertëve ishte një vendim i nxituar. Deri më tani, në Texas janë konfirmuar 21 mijë viktima.

Vaksina në SHBA pritet të shpërndahet me 12 dhjetor. Në

Spitalet në qytetet kufitare si El Paso janë të mbingarkuar me pacientë, ku në disa raste janë kërkuar kamionë shtesë për të shërbyer si morg për të vdekurit.

Por kush janë të parët që do e bëjnë vaksinën? Sipas autoriteteve, prioriteti është tek mjekët, personeli i spitaleve dhe atyre që kujdesen për të moshhuarit. Më pas do jenë punënjesit e kujdesit shëndetësor në shtëpi, dhe ata me sëmundje kronike.

Guvernatori Greg Abbott ka thënë se shteti është i gatshëm të shpërndajë vaksinën që me datë 12 dhjetor.

Në pikëpyetje mbetet se kë vaksinë do vendosë të aprovojë FDA amerikane; Pfizer apo Moderna?

?*CNBC/ Tiranapost.al.