Lajme nga Bota

Vaksina nuk do t'i japë fund pandemisë. Çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë?

Vaksina nuk do t'i japë fund pandemisë. Çfarë duhet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk e ka shprehur mjaft entuziazmin kur flitej për rënie të të infektuarve gjatë verës apo për lajmin se një vaksinë mund të dalë së shpejti në dhjetor. Sipas Tedros Adhanom nuk do të jetë vetëm vaksina ajo që do i japë fund pandemisë dhe me këtë pasiguritë për këtë virus shtohen.

Përmes një postimi në Twitter, në një kohë optimizmi mbi vaksinën e Pfizer and BioNTech, shefi i OBSH-së shkruan se në e dimin qysh në fillim që vaksina ka rol të rëndësishëm për vënien nën kontroll të pandemisë por nuk i zëvendëson masat e tjera.

Mesazhi i plotë i Tedros Adhanom

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, në e dinim që vaksina do të ishte thelbësore për vënien nën kontroll të pandemisë. Por është e rëndësishme të theksohet se një vaksinë plotëson mjetet e tjera që kemi dhe nuk i zëvendëson ato. Furnizimi fillestar me vaksina anti-Covid do të jetë i kufizuar, kështu që mjekët, infermieri dhe personeli shëndetësor, të moshuarit dhe kategoritë më në risk do të kenë përparësi. Kjo rrit shpresat që të ulet numri i vdekjeve dhe të mundësojë që sistemet shëndetësore të përballojnë situatën. Por virusi do të ketë akoma shumë hapësirë për të lëvizur. Vetëm vaksina nuk do ti japë fund pandemisë. Në ende duhet të vazhdojmë:

-Vigjilencën

-Testimi, izolimi dhe kujdesi për rastet

-Gjurimimi dhe karantina e kontakteve

-Bashkëpunimi mes komuniteteve

-Inkurajimi i individëve për të qenë të kujdesshëm.

Vaksina nuk do t'i japë fund pandemisë. Çfarë duhet

*Tiranapost.al