Lajme nga Bota

Vaksina Pfizer del efektive kundër mutacioneve të Covid-it

Vaksina Pfizer del efektive kundër mutacioneve të Covid-it

Zyrtarët e kompanisë farmaceutike Pfizer dhe BionTech kanë dhënë lajmin e mirë se vaksina e tyre është efektive kunder varianteve të koronavirusit, të zbuluara në Britani dhe në Afrikën e Jugut.

Sipas Pfizer dhe ekspertëve mjekësorë nga Texasi i SHBA-ve, mutacioni i virusit në Afrikën e Jugut arrin të reduktojë nivelet e antitrupave, por kjo do të thotë për vaksinën një humbjen e vetëm një sasie të vogël të efektivitetit. Sipas të dhënave të mbledhura, vaksina arrin të neutralizojë variantet e reja të virusit.

Studimi u krye përmes mostrave të marra nga njerëz që e kanë bërë tashmë vaksinën anti-Covid.

Megjithatë, të dhënat janë të kufizuara, pasi nuk përfshihet tërësia e mutacioneve të zbuluara në variantin e ri të virusit në Afrikën e Jugut, për të cilat thuhet të jenë më fuqi të lartë transmetueshmërie dhe më të rrezikshme se variantet aktualisht në qarkullim.

*Tiranapost.al