Lajme nga Bota

Vaksina ruse 95% efektive dhe do shpërndahet nga shkurti. Sa do kushtojë dhe temperatura për t`u ruajtur

Vaksina ruse 95% efektive dhe do shpërndahet nga shkurti. Sa do

Ndërsa gara për vaksinat vijon, me kompanitë e njohura si Pfizer dhe BioNTech, AstraZeneca apo Moderna, rusët thonë se vaksina e tyre ka rezultuar 95% efektive tek pacientët me simptoma të koronavirusit. Të dhënat e fundit sipas mediave ruse kanë zbular se vaksina Sputnik V siguron 91.4% mbrojtje në dozën e parë pas 28 ditësh dhe 95% efektivitet, 42 ditë pas dozës së dytë. 
Zyrtarët nga Fondi Rus i Investimeve Direkte thonë se vaksina do të kushtojë më pas se 7 paund për dozë në tregjet ndërkombëtarët dhe se pritet të bëhet e disponueshme në muajin shkurt të 2021-shit.

Kirill Dmitriev, shefi ekzekutiv i Investimeve Ruse Direkte ka thënë për mediat: Vaksina ruse qëndron në përdorimin e dy vektorëve të ndryshëm adenoviralë njerëzorë që lejon një përgjigje imune më të fortë dhe më afatgjatë krahasuar me vaksinat që përdorin të njëjtin vektor për dy doza. Ne jemi gati të fillojmë shpërndarjen e vaksinës Sputnik V në tregjet e huaja falë partneriteteve me prodhuesit në Indi, Brazil, Kore të Jugut, Kinë dhe katër vende të tjera.
 
Vaksina Sputnik V me dy doza është zhviluar nga qendra shtetërore e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji në Moskë. Vaksina bazohet në versione të dobësuara të adenoviruseve të modifikuara duke prodhuar proteinën spike të koronavirusit. Gjetjet publikohen pas provave klinike të reja, bazuar në 39 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 18,794 pacientë.

Vaksina Sputnik V mund të ruhet mes 2 dhe 8 gradë, ndryshe nga vaksina e Pfizer dhe Moderna të cilat kërkojë temperatura shumë më të ulëta.

*Artikulli i marrë nga Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.