Lajme nga Bota

Vaksina ruse Sputnik fut në sherr politikanët grekë

Vaksina ruse Sputnik fut në sherr politikanët grekë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përplasur në parlament me liderin e opozitës, ish kryeministrin Alex Tsipra lidhur me vaksinën Sputnik V.

Tsipras i bën thirrje qeverisë të ndjekë shembullin e vendeve të tjera anëtare të BE dhe të porosisë vaksinat ruse, ndonëse ato janë jashtë kornizës së BE. Por kryeministri greke reagoi negativisht ndaj sugjerimit të Tsipras duke kundërshtuar çdo negociatë për blerje të vaksinave që nuk janë prodhuar në Europë. Ai tha gjithashtu se edhe po të donin, Rusia nuk ka vaksina të disponueshme tashmë. Por ambasada ruse në Greqi ka reaguar menjëherë duke thënë se Rusia është e gatshme të sigurojë 500 mijë doza vaksinash për Greqinë.

"Edhe sikur të donim vaksina nga Rusia dhe të rrezikonim të anashkalonim procesin evropian, nuk ka mjaftueshëm," tha Mitsotakis.

Ndërkaq Tsipras u përgjigj se vendet e tjera si Gjermania dhe Austria janë tashmë në bisedime me Moskën për të porositur paraprakisht vaksinën,e cila është në pritje të aprovimit për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Mitsotakis gjithashtu akuzoi Tsipras për përpjekjen për të shkaktuar një krizë qeveritare të ngjashme me atë në Sllovaki që rezultoi në dorëheqjen e Kryeministrit Sllovak Igor Matovi?.

Në mënyrë që Komisioni Evropian të fillojë negociatat për të porositur një vaksinë nga një vend, duhen të paktën katër shtete anëtare për të bërë një kërkesë zyrtar.

Asnjë shtet anëtar nuk ka bërë deri më tani një kërkesë të tillë, por disa udhëheqës të BE kanë preferuar të negociojnë drejtpërdrejt me Moskën.

Zëdhënësi kryesor i kancelares gjermane, Steffen Seibert ka thënë se Berlini ishte i hapur për blerjen e vaksinës ruse në mënyrë të njëanshme në rast se partnerët e tjerë të BE nuk janë të interesuar.

Për më tepër, Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron mbajtën një telekonferencë javën e kaluar me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë të cilës u ngrit mundësia e regjistrimit të Sputnik V në BE si dhe perspektiva e prodhimit të përbashkët në kombet e BE.

Pavarësisht nga vonesat në dorëzimin e vaksinave, BE këmbëngul se mund të vaksinojë 70% të popullatës në moshë të madhe deri në shtator me vaksinat e miratuara tashmë.

Përhapja e ngadaltë e vaksinimit në të gjithë Evropën për shkak të vonesave me vaksinat kryesisht të AstraZeneca ka shkaktuar trazira politike në shumë kryeqytete të BE-së.

*Tiranapost.al.