Lajme nga Bota

Vaksinimi kundër Covid, Joe Biden: Në SHBA nuk do të jetë i detyrueshëm

Vaksinimi kundër Covid, Joe Biden: Në SHBA nuk do të jetë i

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, thotë se amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen kundër koronavirusit, kur vaksina të jetë e disponueshme në SHBA.

Kjo deklaratë vjen pasi Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) për herë të parë nxitën "përdorimin e maskës universale" brenda, përveç kur amerikanët qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

CDC-ja tha që SHBA ka hyrë në një fazë të transmetimit me nivel të lartë. Të premten SHBA-ja regjistroi mbi 2,500 vdekje dhe gati 225,000 raste të reja. Ajo ka konfirmuar 14.3 milionë raste dhe më shumë se 278,000 vdekje.

Biden, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar tha se donte që inaugurimi i tij të jetë një ngjarje e vogël, pa truma njerëzit për shkak të koronavirusit.

"Mendoj se do të ketë ende një ceremoni platforme, por nuk e di se si do të funksionojë”, tha ai.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është treguar e efektshme në provat klinike 95% edhe Moderna po ashtu ka deklaruar se vaksina e saj është 94% efektive dhe të dyja kanë aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të shpërndarë ilaçet e tyre në SH.B.A.

Mbretëria e Bashkuar të Mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer.

Ndërkohë më herët zëvendëspresidenti Mike Pence tha gjatë një vizite në CDC në Atlantës se miratimi federal për një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë "një javë e gjysmë larg".

Po ashtu duke folur në Wilmington, Delaware, presidenti i zgjedhur Biden tha se nuk do të ishte e nevojshme të bëhej e detyrueshme vaksina kundër koronavirusit.

"Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si president për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur”, tha ai.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.