Lajme nga Bota

Vala e dytë e koronavirusit varet nga ne!

Vala e dytë e koronavirusit varet nga ne!

A e vendos maskën në fytyrë kur del nga shtëpia? Prej muajsh të tërë, ekspertët kanë bërë thirrje që ta vendosim, sidomos në ambiente publike.

Maska mund të parandalojë që të infektuarit asimptomatikë( të cilët edhe vetë mund të mos e dinë që janë të infektuar dhe dalin nga shtëpia) të mos infektojnë të tjerët. Studimet që vijnë nga Universiteti i Kembrixh ilustrojnë se sa ndikim ka një maskë e thjeshtë e mbajtur në fytyrë:  

Studiuesit zbuluan se nëse 100% e njerëzve vendosin maskë dhe e mbajnë gjatë gjithë kohës në publik, të kombinuar me masa bllokimi sipas vendeve, kjo mund të

⁠ parandalonte një valë të dytë të Covid-19, duke i dhënë kohë të nevojshme kompanive që të prodhojnë vaksinën, për të cilën thuhet se duhen 18 muaj.

Por edhe kjo ka dy anë: Një të mirë dhe një të keqe. E keqja është se sipas studiuesve nuk ka fare gjasa që 100% e popullsive në botë të mbajnë maskën në publik gjatë gjithë kohës.

 Por e mira është se nëse e mbajnë të paktën 50% e njerëzve, edhe kjo do të sillte një rrafshim të sëmundjes dhe shumë më pak gjasa për një valë të dytë.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixh thonë se vala e dytë e virusit, nëse ka një të tillë varet nga maska: Nga ne!/ CNBC