Lajme nga Bota

Vala e tretë e koronavirusit është këtu në Stockholm!

Vala e tretë e koronavirusit është këtu në Stockholm!

Shefi i Kujdesit Shëndetësor në Stockholm të Suedisë, Johan Bratt ka paralajmëruar se vala e tretë e koronavirusit ka mbërritur në vend dhe po prek tashmë rajonet e kryeqytetit, me numrin e rasteve të të infektuarve të cilët gati janë dyfishuar brenda tri javësh.

318 pacient ëpo trajtohen në spitalet Covid të Stockholmit dhe 48 prej tyre janë në intubim.

Johan Bratt deklaroi për mediat: Jemi në valën e tretë të infeksionit, e kemi këtu tani. Sa më shumë kontakte të kemi, aq më shumë njerëz infektohen. Gjëja absolutisht më e rëndësishme që mund të bëni tani është që të shmangni të gjitha format e grumbullimit dhe të vazhdoni të mbani distancë në të gjitha mjediset.

Për tre javë numri i të infektuarve në Stockholm të Suedisë është rritur me 25 %. Javën e kaluar u raportuan gjithsej 6,336 raste të reja të Covid-19, nga 3,225 raste të reja të regjistruara tre javë më parë.

Eksperti Bratt thotë se ata që kundërshtojnë rekomandimet po rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre:

“Nuk është mirë të dalësh në kundërshtim me udhëzimet dhe rekomandimet. Ata që e bëjnë këtë jo vetëm që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, por edhe të të gjithëve që takojnë. Çdo devijim nga rekomandimet mbart me vete një rrezik në rritje të përhapjes së infeksionit, të një nevoje të shtuar për kujdes shëndetësor dhe rritjen e vdekshmërisë. "

Ai gjithashtu komentoi mbi shkallën e vaksinimit në Stokholm, që deri më tani ka vaksinuar % më të ulët të banorëve të saj të moshuar nga 21 rajonet e Suedisë.

"Mungesa e vaksinës është gjëja kryesore që kufizon ritmin e vaksinimit në rajon. Nuk është e arsyeshme që banorëve të shqetësuar nuk mund t'u thuhet se kur do të bëjnë vaksinën."

Njerëzve të moshës 70-79 aktualisht pritet t'u ofrohet vaksinimi nga 29 Marsi e tutje, por kjo varet nga mbërritjet e vaksinave sipas planit, Bratt shtoi se shpresonte të ishte në gjendje të ndante informacione për 65-69-vjeçarët dhe grupe të tjera me përparësi së shpejti, por kjo ende nuk është e mundur.

*The Local/ Tiranapost.al.