Lajme nga Bota

Valë e re protestash kundër vaksinave dhe masave anti-COVID në Gjermani! Zbarkojnë 2000 policë në rrugë

Valë e re protestash kundër vaksinave dhe masave anti-COVID në

Me mijëra njerëz kanë dalë sërish për të disatën herë këtë javë në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave anti-COVID të qeverisë gjermane, por edhe planeve për vaksinimin me detyrim të një pjese të madhe të popullsisë.

Përqëndrimi i madh dhe pa respektuar rregullat anti-COVID në qendrën e Berlinit nxiti dhe reagimin e Policisë lokale e cila dërgoi 2000 trupa në kryeqytet duke shkaktuar tensione dhe përplasje të shumta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas njoftimeve të Policisë protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe kanë tentuar të dhunojnë oficerët në lagjen “Sarlodenburg” dhe për pasojë janë bërë me dhjetëra arrestime.

Protesta e ditës së sotme u organizua nga lëvizja “Querdenker”, një grup që është bërë emblematik në vendet gjermanisht-folëse për rezistencën kundër vaksinave dhe masave anti-COVID. Sipas lëvizjes pjesëmarrja në Berlin ka qenë tejet e lartë me 22.500 protestues, një shifër që raportohet më u ulët nga mediat kombëtare.

Mes protestuesve dalloheshin pankarta të ndryshme, ku binte në sy përsëritja e slloganit “Jo diktaturës të koronavirusit”.

Valë e re protestash kundër vaksinave dhe masave anti-COVID në

Tiranapost.al