Lajme nga Bota

Varianti i ri i Covid mund të jetë më vdekjeprurës

Varianti i ri i Covid mund të jetë më vdekjeprurës

“Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës se varianti origjinal”.

Kështu është shprehur sot kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë për mediat në Doëning Street.

“Përveç përhapjes më të shpejtë, duket se ka disa prova që varianti i ri që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë vdekshmërie”, shtoi më tej ai.

Të dhënat vijnë nga matematikanët që krahasojnë shkallën e vdekjeve tek njerëzit e infektuar me versionet e reja ose ato të vjetra të virusit.

Varianti i ri më infektues tashmë është përhapur gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të botës.

Sipas Johnson përhapja e variantit të ri do të thotë presion më i madh për Shërbimin Shëndetësor.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.