Lajme nga Bota

Varianti i ri i Covid, shkencëtarët e Oksfordit përgatisin versione të reja vaksinash

Varianti i ri i Covid, shkencëtarët e Oksfordit përgatisin

Shkencëtarët e Oksfordit po përgatiten të prodhojnë me shpejtësi versione të reja të vaksinës së tyre për të luftuar variantet më ngjitëse të Covid-19 të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Ekipi i Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime për të përshtatur teknologjinë rreth prodhimit të versioneve të reja të vaksinës.

Një zëdhënës i Oksfordit tha se universiteti po vlerëson me kujdes ndikimin e varianteve të reja në imunitetin e vaksinave dhe po vlerëson proceset e nevojshme për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të kundër Covid-19.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se rregullatori i ilaçeve të Britanisë do të jetë i gatshëm dhe në gjendje të japë aprovimin për versionet e reja të vaksinave kundër Covid-19 për të kundërshtuar variantet e reja të koronavirusit që mund të shfaqen.

Testet e fundit laboratorike kanë treguar që vaksina kundër Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe partneri BioNTech ka të ngjarë të funksionojë kundër variantit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i marrë nga Reuters, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.