Lajme nga Bota

Vazhdojnë pasojat, protesta në Capitol Hill ka infektuar kongresin amerikan me Covid

Vazhdojnë pasojat, protesta në Capitol Hill ka infektuar kongresin

Kongresmenët ishin duke punuar kur një grup njerëzish pro-Trump mësynë në godinën e Capitol Hill dhe u përleshën me policinë.

Ligjvënësit u mblodhën në dhoma të përbashkëta me njëri-tjetrin duke thyer kështu distancën e sigurisë dhe qëndruan për disa orë duke rritur shanset për përhapjen e virusit.

Rezultati?

3 të infektuar brenda parlamentit që i përkasin Demokratëve: Bonnie Ëatson Coleman, Pramila Jaypal dhe Brad Schneider.

Bonnie ka dhënë lajmin se është infektuar, duke shkruar në Tëitter se pas protestës në Capitol dhe pastah refuzimit të disa kolegëve republikanë për të mbajtur maskën, vendosi të testohej për Covid dhe doli pozitive.

Edhe Jayapal e dha zyrtarisht lajmin për infektimin e saj duke shkruar: “Dola pozitive pas testit për shkak të qëndrimit e kyçur në një dhomë të sigurisë me Capitol me disa republikanë që jo vetëm nuk mbajtën maskën, por talleshin me stafin apo kolegët që u ofronin maska.

*Artikulli i BBC u përshtat në shqip nga Tiranapost.al