Lajme nga Bota

Vdekja misterioze e 40-vjeçares në Itali. Hëngri në restorant me miqtë dhe vdiq pas disa orësh ndoshta nga ushqimi

Vdekja misterioze e 40-vjeçares në Itali. Hëngri në

Giuliana Faraci, një grua 40 vjeçare me origjinë nga Alcara Li Fusi vdiq në Sant'Agata, në Mesinez.

Faraci kishte dalë me miqtë e saj në një restorant të premten e kaluar në Capo D'Orlando.

Pas darkës pati menjëherë diarre, të vjella dhe ethe, simptoma që nuk i kishte askush tjetër që kishte qenë në atë darkë.

Asaj i qëndroi pranë e ëma duke menduar se ishte një gjendje momentale, derisa në të gdhirë kuptoi që vajza kishte vdekur.

Për këtë çështje është hapur një hetim nga Prokuroria që pret përgjigjet e autopsisë.

Familja ngriti një padi me ndihmën e një avokati për të gjetur përgjegjësit e kësaj situate.

Sipas mediave, ambulanca shkoi në shtëpinë e saj, por e diagnostikuan si helmim nga ushqimi, kështu që shtrimi në spital nuk ishte i nevojshëm.

Nëse vdekja ka ardhur vërtet nga ushqimi, si ka mundësi që të gjithë miqtë e saj janë fatmirësisht mirë.