Lajme nga Bota

Vdekja tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme, si të jetosh me të

Vdekja tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme, si

Diçka që kemi vënë re të gjithë këto kohë janë stacionet e lajmeve të cilët raportojnë numërimin e vdekjeve nga COVID-19. Historitë e botuara të njerëzve që vdesin vetëm në dhomat e spitalit apo postimet në rrjetet sociale që tregojnë kamionë të morgut në frigorifer godasin gjithnjë e më shumë.

Me numrin në rritje të vdekshmërisë për shkak të virusit është në thelb e pamundur të distancohesh nga vdekja.

“Kur ne ndihemi të frikësuar dhe truri ynë vijon përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për problemin”, thotë Emily Hu, PhD, një psikologe klinike në Los Anxhelos.

Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz tani janë të mbërthyer nga ankthi duke menduar për vdekjen dhe mbijetesën, të konsumuar nga ideja e infektimit të mundshëm rreth çdo cepi ose të duhet të themi lamtumirë për prindërit tanë përgjithmonë përmes FaceTime.

Ky cikël mund të çojë në panik të plotë, thotë Hu, gjë që e bën shumë të vështirë të përqendrohesh apo edhe të ngrihesh nga shtrati.

Vera ose ilaçet me recetë janë përpjekje e disa personave të cilët përpiqen të pushojnë nga stresi i vdekjes së pashmangshme, thotë Nzinga Harrison, MD, shefi mjekësor në Eleanor Health, i cili drejton ambientet e trajtimit të varësisë ambulatore.

Ka disa mënyra se si njerëzit tani po përballen me fundin.

Këshillat e ekspertëve janë ndoshta një nga mënyrat për të dalë më të fortë në anën tjetër.

Disa nga këshillat që duhet të ndiqni janë:

-Fokusohuni tek gjërat e vogla

-Bëj shokë me ndjenjat e tua

-Vendos prioritete

-Bëni foto

-Kërkoni ndihmë

*cosmopolitan