Lajme nga Bota

Vdes në moshën 51-vjeçare presidentja e Rajonit të Kalabrisë

Vdes në moshën 51-vjeçare presidentja e Rajonit të

Është ndarë nga jeta gjatë natës Jole Santelli. Presidentja e Rajonit të Kalabrisë do festonte 52-vjetorin në dhjetor.

Lajmi i ndarjes nga jeta është dhënë nga familjarët e saj.

Santelli vuante nga tumori prej disa kohësh.

Vdekja e saj ka prekur Italinë dhe më gjerë.

Një reagim publik ka bërë edhe Conte që shkruan: “Një humbje e dhimbshme! Ikja e Jole Santelli është një plagë e thellë për Kalabrinë dhe për të gjitha institucionet. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së saj”.

*Burimi La Repubblica