Lajme nga Bota

Vdes Princi Philip? Pretendimet se Buckingham Palace po e mban sekret

Vdes Princi Philip? Pretendimet se Buckingham Palace po e mban sekret

Princi Philip ka ndërruar jetë, por mbretëresha Elizabeth po e mban të fshehtë, pretendohet në disa media italiane, që shkruajnë se po sipas këtyre informacioneve që po qarkullojnë edhe në rrjet, funerali i tij do ishte me rrezik të mbahej për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Dyshimet se 98 vjeçari mund të ketë vdekur shtohet për faktin se sipas BBC, mbretëresha do të dalë një deklaratë por nuk bëhet me dije se kur dhe për çfarë. Hera e fundit që mbretëresha njoftoi për një fjalim të jashtëzakonshëm ishte viti 2002, kur nëna e saj ndërroi jetë në moshën 101 vjeçe.

Lajmi se princi Philip ishte infektuar me Covid-19 u bë publik sot, por shtohej se gjendja e tij është e stabilizuar.

Nuk ka deklaratë zyrtare nga Pallati Mbretëror por mediat citojnë burime nga brenda pallatit që thonë se princi po jeton pleqërinë e tij dhe gjendja e tij është stabël. 

Lajmi për vdekjen e princit në fakt ka disa ditë që po qarkullon në rrjet.