Lajme nga Bota

Vëllai i Donald Trump shtrohet në spital: Është shumë sëmurë

Vëllai i Donald Trump shtrohet në spital: Është shumë

Vëllai i vogël i Donald Trump, Robert, është shtruar në spital dhe pritet që Presidentit amerikan të shkojë ta vizitojë, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.

Për gjendjen e saktë shëndetësore të Robert-it nuk u dhanë shumë informacione, ndërsa “ABC News” citoi disa burime që përshkruan se është “shumë sëmurë”.

Sipas media, Robert ishte në kujdesin intensiv në qershor, në Nju-Jork.

Vëllai i Donald Trump shtrohet në spital: Është shumë

Sipas zyrtarit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti dhe Robert kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nga ana tjetër, pavarësisht problemeve të shëndetit, Robert nuk neglizhoi rrëfimin e mbesës së tij Mary Trump, se kishte përjetuar vuajtje fizike nga vëllai i tij më i madh Donald. Për këtë rrëfim ai vendosi që ta hedhë në gjyq mbesën e tij.

Vëllai i Donald Trump shtrohet në spital: Është shumë

Robert hyri në biznesin e ‘real-estate’ të familjes, por sipas BBC në vitin 2018 ai preferoi të tërhiqej nga jeta publike./ Burimi People