Lajme nga Bota

Vendet e BE do të jenë të hapura për turistët izraelitë këtë vit

Vendet e BE do të jenë të hapura për turistët

Bashkimi Europian ka shtuar ditën e sotme Izraelin në listën e vendeve të sigurta të cilat mund të vizitojnë lirisht kontinentin. Ky vendim ka ardhur si pasojë e faktit që pothuajse e gjithë popullsia madhore e shtetit hebre ka marrë vaksinën anti-COVID, ndërkohë që Europa dëshpërimisht kërkon rigjallërimin e sektorit të turizmit që u godit së tepërmi përgjatë kohës së pandemisë verën e kaluar.

Kujtojmë se edhe për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të kenë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID do të mund të udhëtojnë lirisht në kontinent përgjatë kësaj vere.

Tiranapost.al