Lajme nga Bota

Vendet myslimane po marrin masa të jashtëzakonshme për Ditën e Bajramit

Vendet myslimane po marrin masa të jashtëzakonshme për Ditën

Gjithë Iraku do të jetë nën izolim total gjatë festës së Bajramit më 31 korrik, përgjatë mbrëmjes. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e COVID-19. Njoftimin e ka dhënë dje Ministria e Shëndetësisë atje.

Ditën do të lejohet lëvizja e njerëzve në rrugë, por me kusht kryesor mbajtjen e maskës.

Pas festës së Bajramit, qeveria ka premtuar lehtësimin e disa masave.

Iraku ka regjistruar 99.865 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe 4.042 vdekje.

Masa shtrënguese për ditën festive kanë marrë edhe Jordania, Maroku, Omani dhe Libani.

*Burimi middleeastmonitor