Lajme nga Bota

Vendet që mund të zhduken

Vendet që mund të zhduken

Në brigjet e Afrikës së Veriut, qytetet e lashta kanë “mbijetuar” për mijëra vjet. Kolonat e Kartagjenës, në Tunizinë e sotme, janë një kujtesë e portit fenikas dhe romak dikur plot gjallëri, dhe përgjatë bregut në atë që sot është Libia, shtrihen rrënojat madhështore të amfiteatrit romak të Sabrathës.

Vendet që mund të zhduken

Vendet natyrore ikonike të Afrikës datojnë edhe më larg, siç është shkëmbi i lashtë koral i Atollit Aldabra të Seychelles në Oqeanin Indian, që mendohet të jetë rreth 125,000 vjet i vjetër.

Vendet që mund të zhduken

Por ngjarjet ekstreme të motit dhe rritja e nivelit të detit nënkuptojnë që të treja - dhe rreth 190 vende të tjera spektakolare të trashëgimisë që shtrihen në brigjet e Afrikës - do të rrezikohen nga përmbytje të rënda dhe erozioni në 30 vitet e ardhshme, sipas një studimi të fundit të botuar në revista Nature Climate Change.

Vendet që mund të zhduken

Nivelet e detit janë rritur me një ritëm më të shpejtë gjatë tre dekadave të fundit krahasuar me shekullin e 20-të, thotë studimi, dhe rreziqet e ndryshimeve klimatike si përmbytjet, valët e të nxehtit dhe zjarret po bëhen më të zakonshme.

Vendet që mund të zhduken

Autori i studimit,Nicholas Simpson beson se gjetjet shërbejnë si një alarm i rëndësishëm për të rritur masat e përshtatjes klimatike dhe financimin në të gjithë kontinentin.

Vendet që mund të zhduken