Lajme nga Bota

Vendi ku është arritur niveli më i lartë i imunitetit nga koronavirusi

Vendi ku është arritur niveli më i lartë i imunitetit nga

Gjashtë në dhjetë njerëz që jetojnë në zonat më të varfra në Mumbai të Indisë kanë antitrupat kundër koronavirusit të ri, që tregon se ata janë shëruar nga infeksioni ose nuk kanë më shumë gjasa që të infektohen. Sipas ekspertëve në këto zona janë shënuar dhe nivelet më të larta të imunitetit kolektiv.

Studimi u bë në muajin korrik, ku mbi 7000 persona iu nënshtruan testit serologjik në Mumbai. Kjo sipas ekspetëve shpjegon faktin se pse rastet me koronavirus në vend janë në rritje por jo me mbingarkesë të spitaleve dhe të sëmurë rëndë.

Vendi ku është arritur niveli më i lartë i imunitetit nga

Jayaprakash Muliyil, kryetari i Komitetit Këshillimor Shkencor të Institutit Kombëtar të Epidemiologjisë në Indi ka thënë: Banorët e zonave të varfra të Mumbait mund të kenë arritur imunitetin kolektiv, ose siç njihet ndryshe, Herd Immunity.

Ai shton: Nëse banorët e gjithë Indisë kërkojnë një vend gati të sigurt për të shmangur infeksionin, ndoshta duhet të shkojnë tek këto zona.