Lajme nga Bota

Vendi që konfirmon shpërthimin e valës së dytë të pandemisë: Raste të importuara

Vendi që konfirmon shpërthimin e valës së dytë të

Koreja e Jugut është vendi që ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e valës së dytë të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë  ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një situatë më të rëndë se vala e parë.

Park Neung-hoo citohet të ketë thnëse janë zbuluar 90 raste të importuara, që tregon për një rritje të ndjeshme nga java e kaluar.

Në konferencë ai ka thënë:

"Qeveria po përballet me një situatë të rëndë pasi zyrtarët shëndetësorë jo vetëm që duhet të përmbajnë infeksionet e  transmetuara në vend, por edhe të menaxhojnë rastet e importuara nga jashtë".

Ndërsa Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranoi se vendi tani po kalonte një valë të dytë të virusit. Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), raportuan 17 infeksione të reja - 11 lokale dhe 6 të importuara  në 24 orët e fundit, të cilat ngritën totalin në 12.438. Numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 280.

Vendi që konfirmon shpërthimin e valës së dytë të

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Koresë së Jugut ka frikë mund të humbet kontrolli pas kësaj ringjalle të virusit. Ai kërkoi që në Seul të vendosen masa më të ashpra të distancimit social.

Koreja e Jugut po raportonte rreth 500 raste të reja në ditë në fillim të marsit, por arriti të kontrollojë shpërthimin me një fushatë aktive të testimit dhe gjurmimit të kontakteve. /Daily Mail/