Lajme nga Bota

Vendi që shënoi 100 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus!

Vendi që shënoi 100 ditë pa asnjë rast të ri me

Zelanda e Re është vendi që sot bën 100 ditë pa asnjë rast të ri me të infektuar. Kjo situatë po komentohet si një moment historik për banorët, në kohën kur pjesa tjetër e botës vijon të raportojë viktima dhe të infektuar. Rasti i fundit i konfirmuar në Zelandën e re u shënua me datë 1 maj, një ditë pasi kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi lehtësimin e masave bllokuese.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend deri më tani ka mbetur në 25, që të gjithë nën izolim dhe monitorim nga mjekët. Qëkur virusi shpërtheu, Zelanda ka raportuar më pak raste se vendet e tjera, me 1219 të infektuar në total dhe 22 viktima.

Zelanda e Re është konsideruar vendi më i suksesshëm në luftën kundër pandëmisë, ndërsa kryeministrja për vendimet dhe mënyrën e trajtimit të situatës.

Megjithatë, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se është momenti për vetëkënaqësi, pasi nuk dihet nëse do ketë një valë të dytë.

‘Arritja e 100 ditëve pa transmetim komunitar të koronavirusit është një moment historik i rëndësishëm. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, nuk mund të lejojmë të jemi të vetëkënaqur. Ne kemi parë jashtë vendit tonë se sa shpejt mund të rishfaqet dhe përhapet virusi aty ku më parë u vu nën kontroll, dhe ne kemi nevojë të jemi të përgatitur’.