Lajme nga Bota

Vendimi i rrezikshëm që mund të merrte Trump për Iranin

Vendimi i rrezikshëm që mund të merrte Trump për Iranin

Donald Trump ka biseduar për një sulm me raketa ndaj bazës bërthamore të Iranit në javën e kalaur. Thuhet se presidenti në largim, kërkoi disa opsione se si të sulmonte bazat iraniane gjatë një takimi në Zyrën Ovale të javës së kalaur, por ai hoqi dorë për shkak se plani i tij rrezikonte një luftë të re.

Sipas mediave amerikane, Trump ka pyetur nëse ka mundësi për të ndërmarrë një plan veprimi kundër Iranit javën e ardhshme. Një zyrtar amerikan ka konfirmuar lajmin dhe ka treguar për Reuters: Trump e kërkoi si mundësi. Zyrtarët e tjerë i treguan disa skenarë dhe në fund vendosi të mos vijonte.

Vendimi i rrezikshëm që mund të merrte Trump për Iranin

Kërkesa është bërë të enjten e kaluar gjatë takimit me ndihmësit më të lartë, duke përfshirë nënkryetarin Mike Pence, sekretarin e shtetit Mike Pompeo, sekretarin e ri të mbrojtjes Christopher Miller dhe gjeneralin Mark Milley.

Zyrtarët e bindën të mos shkonte me planin pasi rrezikonte një konflikt më të gjerë në javët e fundit të presidencës së tij. Trump, i cili ka refuzuar të pranojë zgjedhjet pavarësisht se është mundur me vota nga rivali demokrat Joe Biden, autorizoi në fillim të këtij muaji vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Megjithatë, një sulm në bazën kryesore bërthamore të Iranit, që ndodhet konkretisht në Natanz, mund të çojë në një konflikt të ashpër rajonal dhe në një sfidë serioze të politikës së jashtme për presidentin e zgjedhur.

Takimi i së enjtes erdhi një ditë pasi një raport i mbikqyrjes nga OKB tregoi se Irani kishte zhvendosur fabrikën e uraniumit nëntokë, duke shkelur kështu marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. 

*Artikulli i marrë nga Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.