Lajme nga Bota

Vendimi që mund të qëndrojë në fuqi në Britani, edhe pas 2 dhjetorit

Vendimi që mund të qëndrojë në fuqi në Britani,

Shitja e alkoolit mund të ndalohet pas orës 21:00 në disa zona të Britanisë, edhe pasi të mbarojë bllokimi kombëtar me dy dhjetor. Këtë ka thënë ministri i Strehimit, Robert Jenrick i cili shton se qeveria po shikon të gjitha llojet e masave që mund të qëndrojnë në fuqi apo të merren të reja pasi të përfundojnë kufizimet në dy dhejtor.

Sipas ministrit, ka gjasa që edhe pas dy dhjetorit, të vendosen masa me bllokime lokale sipas sistemit të nivelit të situatës së koronavirusit. 

Ai tha: 'Tani po rishikojmë nivelet në mënyrë që kur masat kombëtare të mbarojnë, të jemi në gjendje të bëjmë një vlerësim. Ne do të shikojmë nëse masat që kishim më parë ishin efektive. Mos harroni se ato ndryshonin në pjesë të ndryshme të vendit.  Në nivelet e reja, ne do të dëshironim një qëndrueshmëri më të madhe dhe do të duhet të shohim se cilat masa ishin më të ndikueshme ndaj virusit. Në zonën time të Nottinghamshire, këshilli lokal zgjodhi të shkojë përtej masave standarde dhe të kufizojë shitjen e alkoolit në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë të bëjnë parti ose të pinë alkool në rrugë'.

Megjithatë ai shtoi se vendimi do të jepet me siguri pas një jave./Metro/ Tiranapost.al.