Lajme nga Bota

Venecia do dyfishojë ditët kur turistët duhet të paguajnë tarifë për të hyrë në qytet

Venecia do dyfishojë ditët kur turistët duhet të

Venecia do të dyfishojë numrin e ditëve që u ngarkon turistëve një tarifë hyrje në vitin 2025, pas një prove “të suksesshme” .

Kryebashkiaku i qytetit, Luigi Brugnaro tha se objektivi mbetet ai i dekurajimit të turistëve që të vizitojnë qytetin në të njëjtat ditë “për t’i dhënë Venecias respektin që meriton”.- Advertisement -

Udhëtarët ditorë që rezervojnë përpara do të duhet të paguajnë 5 € për të hyrë në qytetin italian në ditë të caktuara midis prillit dhe korrikut, duke u rritur në 10 € nëse rezervojnë më pak se katër ditë përpara.

Një tarifë u prezantua për herë të parë prillin e kaluar dhe mbuloi 29 ditë, kryesisht fundjavat dhe festat publike, gjatë një periudhe katër mujore.

Taksa do të zbatohet çdo të Premte deri të Dielën dhe në ditët e festave publike midis 18 prillit dhe 27 korrikut 2025, për një total prej 54 ditësh.

Të gjithë vizitorët mbi 14 vjeç do të duhet të paguajnë tarifën në telefonat e tyre dhe të shkarkojnë një kod QR për t’u treguar inspektorëve, të cilët do të kontrollojnë njerëzit në mënyrë të rastësishme në zonat e përbashkëta të mbërritjes, si stacioni i trenit.

Ata pa biletë rrezikojnë të gjobiten.