Lajme nga Bota

Venecia ndalon grupet turistike me më shumë se 25 persona

Venecia ndalon grupet turistike me më shumë se 25 persona

Venecia do të kufizojë numrin e grupeve turistike në 25 persona, duke filluar nga të enjten në një përpjekje të re për të reduktuar turizmin masiv. Pas eksperimentit të suksesshëm me biletën e hyrjes në Venecia për turistët, autoritetet vendase do të ndalojnë edhe guidat turistike të përdorin altoparlantët.

Masat synojnë të sigurojnë qetësi për banorët dhe sigurimin e lëvizjes më të mirë të këmbësorëve në qytet.

Autoritetet vendosën gjithashtu të vendosin gjoba nga 25 deri në 500 euro për ata që nuk respektojnë masat, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi nga qershori, por u shtynë për në fillim të gushtit.

Megjithatë, ka edhe përjashtime, për fëmijët deri në dy vjeç, si dhe studentët dhe ata që vizitojnë Venedikun në kuadër të një udhëtimi edukativ.