Lajme nga Bota

Vetëm supermarketet dhe farmacitë të hapura! Italia merr një tjetër vendim

Vetëm supermarketet dhe farmacitë të hapura! Italia merr një

Vetëm supermarketet dhe farmacitë do të qëndrojnë hapur në Itali, ndërsa çdo aktivitet prodhues dytësor do të mbyllet. Vendimi u dha nga kryeministri Giuseppe Conte, pasi numri i viktimave që humbën jetën brenda 24 orëve nga virusi shkoi në 793.

Vetëm supermarketet dhe farmacitë të hapura! Italia merr një

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje. Do të qëndrojnë hapur farmacitë, shërbimet bankare, postat; do të sigurojmë të gjitha shërbimet thelbësore publike, siç është transporti”, tha Conte.