Lajme nga Bota

Victoria’s Secret në krizë! 800 punonjës mund të shkarkohen

Victoria’s Secret në krizë! 800 punonjës mund të

Marka e të bredshmeve për gratë që ka 25 dyqane në Britani rrezikon të heqë nga puna 800 punonjës. Kjo për shkak të krizës ekonomike nga pandemia. Deri më tani, janë paguar 785 punonjës edhe pse nuk kanë punuar, por situata ekonomike ka bërë që marka e njohur me bazë amerikane të rishikojë situatën për ringritjen ose shitjen e biznesit. 

Administratorëve u është kërkuar që të gjejnë blerës për dyqanet ose të rinegociohen pagesat për qiratë, në të kundërt rrezikojnë të mbyllen.

Rob Harding, i cili është administrator i përbashkët në Deloitte ka thënë; Kjo është një goditje që i bëhet biznesit në Britani. Këto janë efektet e pandemisë së koronavirusit që ka prekur gjithë industrinë e shitjeve me pakicë. Po vlerësojmë të gjitha opsionet e mundshme.

Victoria’s Secret në krizë! 800 punonjës mund të

Kompania është e njohur globalisht për bashkëpunimin me disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e modelimit duke përfshirë, Adriana Lima, Gigi Hadid, Karlie Kloss dhe Gisele Bundchen. Të famshëm si Kyle Jenner kanë punuar gjithashtu me Victoria's Secret. Por lajm të mirë ka për operatorët në internet të Victoria's Secret, ata do të vijojnë të punojnë dhe do paguhen si normalisht.

Victoria’s Secret në krizë! 800 punonjës mund të

Kohët e fundit kompania njoftoi se kishte planifikuar të mbyllte përgjithmonë 250 dyqane në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada këtë vit. Victoria's Secret ka 849 dyqane në Amerikën e Veriut.

Shumica e këtyre dyqaneve, si ato në Mbretërinë e Bashkuar, kanë mbetur të mbyllura që nga muaji mars pasi pandemia e koronavirusit goditi SHBA-të.

Lajmet për mbyllje dyqanesh erdhën vetëm disa javë pasi kompania e saj mëmë, L Brands, konfirmoi se mund të ketë një marrëveshje për të shitur aksionet ndaj një  kompanie me emrin Sycamore Partners./ Daily Mail/