Lajme nga Bota

Video/ Sulm racist në Francë, dy gra myslimane goditen me thikë poshtë Kullës Eiffel

Video/ Sulm racist në Francë, dy gra myslimane goditen me thikë

Dy gra myslimane janë goditur disa herë me thikë në një sulm të dyshuar racist, ndodhur poshtë Kulës Eiffel. Policia franceze ka arrestuar dy gra për të cilat u tha se po bërtisnin pas sulmit duke thënë: Arabë të ndyrë!

Gratë myslimane kanë shpëtuar nga vdekja, ndërsa sulmueset akuzohen për tentativë vrasje.

Ngjarja pason tensionet e rritura pas ngjarjes së rëndë të së premtes së kaluar, ku një mësuesi të historisë iu pre koka nga një terrorist i radikalizuar. Ngjarja ndodhi pasi mësuesi u kishte treguar studentëve karikatura të profetit Muhamed.

Komuniteti Mysliman në Francë ankohet për rritjen e islamofobisë të shkaktuar nga një goditje qeveritare ndaj xhamive dhe organizatave myslimane. Por nga ana tjetër, francezët ankohen për myslimanët e zhvendosur në Francë, duke i akuzuar ato për akte radikale dhe terroriste.

Pandemia e koronavirusit nuk i ka ndalur këto sulme.