Lajme nga Bota

Video/ 126 pasagjerë në bord, avioni merr flakë gjatë uljes në Miami. Tre të lënduar

Video/ 126 pasagjerë në bord, avioni merr flakë gjatë uljes

Një aeroplan komercial ka pësuar kolaps gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Pajisjet e uljes kanë pësuar defekt i cili ka sjellë flakën në pjesën e përparme të avionit.


Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe linja ajrore e këtij avioni, Red Air me bazë në Republikën Domenikane thanë se kishte 126 pasagjerë në bord dhe 10 anëtarë të ekuipazhit në fluturimin që mbërrinte nga Santo Domingo, Republika Domenikane. Disa njerëz u lënduan.

NTSB ka rikuperuar regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit, të njohur si kutia e zezë, dhe do t'i transportojë ato në një laborator në Uashington, DC, këtë javë. Hetuesit do të hyjnë gjithashtu në brendësi të aeroplanit dhe më pas do të zhvendoset në një vend tjetër për ekzaminime të mëtejshme.

"Mendova se do të vdisja," tha Garcia, një pasagjere.

3 të lënduarit me plagë të lehta janë dërguar në spital.