Lajme nga Bota

Video/ Alec Baldwin: Nuk mbijetojmë sikur edhe një vit më shumë me Trump

Video/ Alec Baldwin: Nuk mbijetojmë sikur edhe një vit më

Aktori Alec Baldwin, një nga ata që e kanë imituar Trump ka dalë prej kohësh publikisht kundër tij.

Tani që po afrohen edhe zgjedhjet e 3 nëntorit, Baldwin postoi një video të gjatë në Instagram ku sqaron përse njerëzit nuk duhet të votojnë Trump.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta) on

“Mori paratë e babait këtu në New York. Pasurinë e krijoi familja e tij dhe Trump e vodhi pasurinë e tij. Për të gjithë ju idjotë që mendoni se ai është një biznesmen ‘selfmade’, jeni të çmendur”, thotë Baldwin.

“Ky vend do të jetë në një rrezik serioz nëse Trump rizgjidhet sërish. Nëse të intereson ndopak ky vend duhet të jesh tmerrësisht i frikësuar se nëse Trump rizgjidhet ai do ta vrasë vendin”, shton aktori.

Ai e cilëson si të rrezikshëm dhe lunatik, si njeri që nuk i intereson askush.

Personazhe të famshëm që kanë dalë kundër Trump janë të shumtë. E fundit ishte Carolina Giuliani, vajza e avokatit personal të Trump (lexo këtu).