Video/ Ambasadori rus në Poloni mbulohet me bojë të kuqe si gjaku

Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergey Andreev është sulmuar gjatë ngjarjes vjetore Ditës së Fitores, që përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore. Teksa Andreev po vendoste kurora në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë, u mbulua me bojë të kuqe nga disa kalimtarë.
Një video e kapur pak pas incidentit tregon fytyrën e Andreev të mbuluar dhe ai teksa përpiqet ta largojë nga sytë. Kalimtarët e sulmuan gjithashtu verbalisht, duke e detyruar të largohej menjëherë nga zona. Ambasadori u shoqërua nga oficerët e policisë.
Incidenti ndodhi ndërsa presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij të Ditës së Fitores përpara një parade ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës mbrojti pushtimin e tij në Ukrainë si 'zgjidhjen e vetme të duhur', pa e përmendur emrin e vendit fqinj.