Lajme nga Bota

Video/ Analistit i ndodh sërish live: Fëmijët duken më të rritur, por jo më të urtë

Video/ Analistit i ndodh sërish live: Fëmijët duken më

Sa herë që Robert Kelly  del live në Tv nga shtëpia, për të folur për gjëra me interes global, të gjithë i mbajnë sytë tek dera, nëse fëmijët e tij do e hapin, do futen brenda dhe do bëjnë rrëmujë.

Kjo është ajo që ndodhi sërish, pas tre vitesh.

Në vitin 2017, vajza e tij u fut në dhomë dhe nuk po e linte babain të fliste, më pas futet djali dhe situata shkaktoi të qeshura, sidomos me gruan e tij që futet poshtë tavolinës dhe tërheq fëmijët duke i nxjerrë jashtë.

Së fundmi, teksa raportonte për situatën me koronavirusin nag Korea e Jugut, fëmijët e tij u shfaqën sërish në ekranin e BBC, që më pas u bashkua dhe nëna e tyre.

Duken shumë më të rritur, por jo më të urtë. Vajza e tij Marion e ngacmon nga flokët, ndërsa djali James teksa ndodhet në prehrin e nënës nuk bindet të qëndrojë, por kërkon që të largohet.