Lajme nga Bota

Video/ Anija me peshë 3 mijë ton përmbyset në portin skocez, 35 të plagosur

Video/ Anija me peshë 3 mijë ton përmbyset në portin skocez,

Një anije është përmbysur në portin e Edinburg të Skocisë, duke lënduar 35 persona.

BBC raporton se 23 persona u shtruan në spital ndërsa 12 të tjerë morën trajtim në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje janë dërguar pesë autoambulanca, një ambulancë ajrore, tre ekipe traumatike, një ekip i operacioneve speciale, tre njësi të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe një automjet transportues pacientësh.

Anija është e gjatë 76 m dhe me peshë 3000 ton.