Lajme nga Bota

Video/ Avokatit Rudy Giuliani i del boja

Video/ Avokatit Rudy Giuliani i del boja

Avokati i famshëm dhe ish kryebashkiaku i New York, i cili tashmë po merret me përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve amerikane, po komentohet kudo në rrjetet sociale. Shkak është bërë boja e tij e flokëve, ku gjatë një konference ku avokati po fliste me gazetarët kishte djersitur aq shumë sa boja i dallohet teksa rrjedh në faqe.

Rudy Giuliani, 76 vjeç po thoshte se si ka mundsi të rriteshin kaq papritur votat për Joe Biden, dhe se sipas tij kjo është provë e manipulimit të votave, kryesisht në Detroit dhe Filadelfia.

Trump e postoi konferencën për shtyp në Tëitter ku ka 89 milionë ndjekës. Ai ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit ku fitoi rivali i tij demokrat Joe Biden.

*Metro/Tiranapost.al.