Lajme nga Bota

Video/ Del nga pista avioni i Air India me 191 pasagjerë, raportohen viktima dhe të plagosur

Video/ Del nga pista avioni i Air India me 191 pasagjerë, raportohen

Video/ Del nga pista avioni i Air India me 191 pasagjerë, raportohen

Një avion i Air India Express me 191 persona në bord është aksidentuar. Mësohet se avioni teksa po kthehej nga Dubai doli jashtë pistës dhe u përplas me godinën e aeroportit të Calicut. Deri më tani për 16 persona thuhet se kanë humbur jetën mes tyre edhe piloti ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Video/ Del nga pista avioni i Air India me 191 pasagjerë, raportohen

Linja ajrore kishte 184 pasagjerë përfshirë 10 fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë dy pilotë.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) thotë se avioni doli nga pista për shkaqe të paqarta. Mediat indiane tregojnë avionin e ndarë në dy pjesë teksa del tym. Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 me kohën lokale (14:30 BST) teksa vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.