Lajme nga Bota

Video e fundit e fushatës së Biden frymëzuar nga filmi i famshëm me superheronj

Video e fundit e fushatës së Biden frymëzuar nga filmi i

Amerika është në "Endgame", pra në “Fund të lojës”. Ndaj edhe videoja e fundit, një javë përpara zgjedhjeje, e fushatës së Biden është ndërtuar mbi “Avengers: Endgame”. Regjisori Kevin Smith ka mbivendosur pamje nga filmi dhe pamje nga fushata e Biden për t`u bërë thirrje njerëzve të votojnë. Fjalimi nis me humbjen e 5 viteve më parë dhe mbyllet me thirrjen e madhe për votim masiv.

Në video, fjalimi i Captain America nga "Avengers: Endgame" i quan zgjedhjet e ardhshme "lufta për jetën".

Ata që e kanë parë filmin e kuptojnë edhe më mirë paralelizmin e ngritur mbi subjektin e tij dhe zgjedhjet e Amerikës. Në filmin me superheronj, anëtarët e mbijetuar të Avengers dhe aleatët e tyre përpiqen të kthejnë dëmin e shkaktuar nga Thanos në Luftën e Pafundësisë, duke udhëtuar pas në kohë.

*Burimi Huffington Post