Lajme nga Bota

Video/ Gazetari i CNN arrestohet live gjatë raportimit dhe nuk iu tha asnjë arsye!

Video/ Gazetari i CNN arrestohet live gjatë raportimit dhe nuk iu tha

Një reporter i CNN u arrestua gjatë një transmetimi live nga një skuadër e ndërhyrjes së shpejt, ndërsa po raportonte për një protestë në Minneapolis, lidhur me vdekjen e George Floyd, që iu shkaktua nga uniformat blu.

Pamjet e pabesueshme tregojnë oficerët e armatosur duke vënë në pranga gazetarin Omar Jimenez, pasi ata i thanë atij të lëvizte dhe ai me qetësi i pyeti se ku duhet të qëndronte.

Reporteri me ngjyrë më parë kishte treguar momentin kur një protestues po arrestohej afër një komisariati, të cilit iu vu flaka. 

Kolegu i tij që media Mirror thekson se nuk ishte me ngjyrë, reporteri Josh Campbell, ishte duke mbuluar të njëjtën protestë dhe tha ai ishte trajtuar mirë nga policia dhe nuk ishte arrestuar./ Burimi Mirror