Video/ Gazetarja ruse po raportonte live kur një qen i rrëmben mikrofonin dhe bëhet protagonist

E Shtunë 3 Prill 2021, 11:27
TiranaPost
Gazetarja ruse Nadezhda Serezhkina po raportonte live ardhjen e pranverës në Moskë, kur një qen i racës Labrador i rrëmben mikrofonin nga dora. Ajo rend me vrap pas tij dhe pasi rikthehet në transmetim shfaqet me mikrofonin tashmë me dhëmbët e qenit, por edhe mikun e saj më të ri.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit, si një incident i lezetshëm.
Qëllimi ishte të lajmërohej rritja e shumëpritur e temperaturave, por shfaqjen e bëri qenushi që ngatërroi mikrofonin me kockën.