Lajme nga Bota

Video/ Gruaja e bardhë akuzon pa të drejtë një burrë me ngjyrë dhe humbet gjithçka që kishte brenda ditës

Video/ Gruaja e bardhë akuzon pa të drejtë një burrë me

Christian Cooper po vëzhgonte zogjtë në Pyllin e Central Park në Manhattan, kur vuri re një qen që po gërmonte në shkurret rreth tij.

Shumë prej zogjve fshihen mes shkurreve, kështu që gërmimi i qenit do t`i vriste ata. Iu afrua të zonjës së qenit duke i kërkuar me mirësjellje: A mund të respektoni rregullat e pyllit?

Ajo iu përgjigj se do telefononte policinë. “Do marr në telefon policinë dhe dot t`i them se një burrë afro-amerikan po më kërcënon me jetë” dhe shtypi 911.

Brenda 24 orëve një video e debatit të tyre u bë publike dhe ajo humbi qenin dhe punën. Incidenti i fundit është vetëm një nga mijëra raste kur njerëz të bardhë telefonojnë policinë për të denoncuar veprimtari të ndryshme, qoftë edhe luajtjen golf, piknikun me pjekje në skarë të njerëzve me ngjyrë, apo edhe notin në pishinë. Që janë në fakt gjëra krejt normale.


"Unë nuk mendoj se ka një person afrikano-amerikan në Amerikë që nuk ka provuar diçka të tillë në një moment," tha Christian Cooper për Washington Post, i cili gjithashtu tregoi se nuk ka asnjë lidhje me gruan që debatoi, e cila për rastësi mban të njëjtin mbiemër me të, Amy Cooper.

Videon e përballjes e regjistroi vetë Christian për të demonstruar mosbindjen e qytetares dhe nuk e ndërpreu atë, as pasi ajo telefonoi policinë dhe gjatë gjithë telefonatës aktroi sikur polici po e sulmonte.

Më pas kërkoi falje publike në rrjete sociale për akuzat e rreme si dhe keqtrajtimin e qenit të saj në momentin e telefonatës me policinë (shih videon).

*Burimi Washington Post