Lajme nga Bota

Video/ 'Jam i shqetësuar për fëmijën tim, ku është presidenti ynë i dhembshur'?

Video/ 'Jam i shqetësuar për fëmijën tim, ku

Aktori Dwayne Johnson kritikon presidentin amerikan Donald Trump lidhur me qëndrimet e tij në protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Në videon e gjatë që postoi në Instagram aktori thotë: Ku është udhëheqësi ynë i dhembshur? Ku je? Vendi ynë është gjunjëzuar, duke kërkuar me luftje ndryshim. Ku është udhëheqësi ynë i dhembshur? Ai që duhet të na bashkojë dhe të na frymëzojë në kohën më të dhimbshme, kur kemi më shumë nevojë? Ku je se ne të gjithë jemi këtu!

Ndër të tjera, aktori thotë se si baba ndihet i shqetësuar për fëmijët e tij dhe botën në të cilën jetojnë.

‘Jam zhgënjyer, tani jam një njeri i zhgënjyer dhe i zemëruar, po përpiqem të qëndroj i qetë dhe të marr vendimet më të mira për familjen time dhe për vendin tim’, e mbyll apelin e tij 48 vjeçari.