Lajme nga Bota

Video/ Johnson flet pasi i kërkojnë të japë dorëheqjen: Askush nuk më tha se po thyeja rregullat

Video/ Johnson flet pasi i kërkojnë të japë dorëheqjen:

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar kishte marrë një paralajmërim se festa me pije në kopshtin e kryeministrisë, ku mori pjesë në 2020 shkelte rregullat e bllokimit.

“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, tha kryeministri.

Por, ish-ndihmësi Dominic Cummings thotë se ai e paralajmëroi zotin Johnson në atë kohë dhe e ka akuzuar se ka mashtruar deputetët.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nëse zbulohej se kishte mashtruar deputetët, Johnson tha: “Le të shohim se çfarë thotë raporti”.

Nëpunësja e lartë civile Sue Grey do të publikojë një raport mbi shkeljen e rregullit të pretenduar të Covid në mbledhjet e bllokimit në Doëning Street dhe departamentet qeveritare.

Duke iu përgjigjur deklaratës së tij, nënkryetarja e laburistëve Angela Rayner tha: “Ai është kryeministër, ai ka vendosur rregullat, nuk kishte nevojë që dikush t'i thoshte se festa që mori pjesë i prishi ato.

“Nëse ai do të kishte ndonjë respekt për publikun britanik, ai do të bënte gjënë e denjë dhe do të jepte dorëheqjen”.