Lajme nga Bota

Video/ Kreu i OBSH-së përlotet pas vizitës në Ukrainë: Lufta lë trauma që duan dekada për t’u shëruar

Video/ Kreu i OBSH-së përlotet pas vizitës në Ukrainë:

Fjalimi i Kreut të OBSH-së,Tedros Adhanom, pas vizitës në Ukrainë:

Bëra udhëtimin e parë si drejtor i OBSH-së në Jemen, në korrik të 2017, një vend që ka qenë dhe vazhdon të jetë në luftë civile. Takova një nënë dhe fëmijën e saj të kequshqyer që kishin udhëtuar disa orë për të mbërritur në qendrën shëndetësore, që po vizitoja në Sana’a, Jemen. Gruaja ishte shumë e dobët dhe po i lutej stafit mjekësor për kontroll, jo për veten, por për fëmijën e saj. Para dy javësh isha në Ukrainë, për të vizituar spitalet e bombarduara dhe punonjësit e shëndetit. Vizitova qendrën e pritjes për refugjatët në Poloni, ku takova një nënë tjetër që më tha se kur granatimet filluan vajza e saj ishte shumë e frikësuar. Unë jam fëmija e luftës. Zhurma e të shtënave të armëve, granatimet, era e tymit, frika, dhimbja, humbja, këto gjëra kanë qenë të pranishme gjatë gjithë jetës sime. Lufta trondit dhe shkatërron themelet mbi të cilat qëndronin shoqëritë e mëparshme të qëndrueshme. Privojnë të gjithë komunitetet nga shërbimet mjekësore themelore, duke i lënë fëmijët në risk nga sëmundjet që mund parandalohen me vaksinë, gratë në një rrezik të rritur të dhunës seksuale, nënat e ardhshme në një rrezik për një lindje të pasigurt dhe lë trauma psikologjike që kërkojnë dekada për t’u shëruar. Për mua është e vërtetë dhe personale. Lufta është një e keqe e mjaftueshme, por bëhet më keq sepse krijon mundësitë që sëmundjet të përhapen. Nuk mund të ketë shëndet pa paqje. Por gjithashtu nuk mund të ketë paqe pa shëndet.