Lajme nga Bota

Video/ Kreu i OKB-së lexon fletën e gabuar gjatë fjalimit

Video/ Kreu i OKB-së lexon fletën e gabuar gjatë fjalimit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbajti për pak sekonda fjalimin e gabuar gjatë konferencës së klimës COP27.

Guterres po bënte fjalimin e hapjes së konferencës.

“Bota po humbet garën kundër krizës klimatike, por shpresë ma jepni ju”, tha Guterres para se të ndalonte dhe ta kthente fletën në anën tjetër.


Duke qeshur ndër dhëmbë tha: “Mendoj se më është dhënë fjalimi i gabuar”.

Delegatët e mbledhur në sallë më pas duartrokitën dhe pritën t`i sillnin fletën e saktë.

Fjalimi I gabuar ishte në fakt për një grup të rinjsh përpara të cilëve do të fliste në një takim.

“Ishte një konfuzion i vogël, kërkoj falje”, tha para se të nisni të lexonte fjalimin e duhur.