Lajme nga Bota

Video/ Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Video/ Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës

Mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit. Mediat kanë publikuar foton me momentin ku Mitsotakis pret gjipërën në shpatull.

Në fillim të këtij muaji, edhe presidentja 64 vjeçare e Greqisë Katerina Sakellaropoulou ishte në mesin e tyre që u vaksiuan e tashmë po pret për dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Mediat greke shkruajnë se nga java e kaluar, ka nisur procesi i vaksinimit ku pas mjekëve dhe infermierëve vaksinohen të moshuarit mbi 85 vjeç.

Kryeministri grek 52 vjeç bëri vaksinën në spitalin Attikon. Ndërkohë, numri total i vaksinave që Greqia ka aktualisht është 80 mijë.

Video/ Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës

Sipas një sondazhi të kryer në Greqi, 7 në dhjetë persona janë të gatshëm të bëjnë vaksinën anti koronavirusit.

Greqia ka imponuar masa me shtetrrethim nga 7 nëntori, si një mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Nxënësit e shkollave fillore dhe çerdheve u lejuan të shkojnë në ambientet e institucioneve që në 11 janar. Ndërsa bizneset e shitjeve me pakicë do të happen nga dita e nesërme.

*Reuters/ Tiranapost.al.