Lajme nga Bota

Video/ Kush është poetja e re me ngjyrë që preku zemrat e amerikanëve me poezinë nga Capitol Hill

Video/ Kush është poetja e re me ngjyrë që preku zemrat e

Me lidhëse të kuqe të ndezur mbi flokë, dhe një xhaketë të verdhë. Amanda Gorman u shfaq në foltoren jashtë Godinës së Capitol Hill, pas betimit të Joe Biden. Poezia e saj preku zemrat e amerikanëve dhe videoja teksa reciton është përhapur kudo në rrjet.

22 vjeçarja është poetja më e re në historinë amerikane e cila reciton në një ditë inaugurimi të presidentit të SHBA-ve, nënpresidentit dhe administratës që merr pushtetin.

Ajo recitoi vargjet:

"Ne do ta ngremë këtë botë të plagosur dhe do ta kthejmë në një botë të mrekullueshme ... Gjithmonë ka dritë, vetëm nëse jemi mjaft të guximshëm ta shohim atë. Vetëm nëse jemi po aq të guximshëm sa të jemi ashtu."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NBC News (@nbcnews)

Amanda Gorman është një poete dhe aktiviste Amerikane nga Los Angeles, California.

Puna e Gorman përqendrohet në mesazhet e çështjeve që ende mbizotërojnë në Amerikë, si çështjet e feminizmit, racës margjinalizimit, si dhe të drejtat për diasporën afrikane.  

*Tiranapost.al.